Tetovë/ 5 autobusët qëndrojnë në parking e nuk lëshohen në përdorim (VIDEO)

Kaluan 7 javë që kur autobusët për transportin publik arritën në Tetovë, por të njëjtët ende po qëndrojnë në parking dhe nuk po lëshohen në përdorim.

Drejtori i ndërmarrjes “Tetova Transport”, Darko Spirovski, thotë se kompania është në fazën e zbatimit dhe deri në fund të muajt prill është e mundur që të paktën njëra linjë të startojë me transport. Relacioni i kësaj linje pritet të jetë nga stacioni i autobusëve, duke kaluar përmes bulevardeve “Iliria” dhe “Ilindeni”, deri në tek universiteti i Evropës Juglindore.

“Jemi optimist dhe unë pres që nëse nuk është këtë muaj, deri në fund të muajt prill të fillojmë pasi që është një projektim dhe kjo varet nga implementimi dhe unë dua që kjo të ndodhë sa më shpejtë mundësisht edhe këtë muaj, por deri në fund të muajt prill me Zotin para presim të fillojmë.”, deklaron Darko Spirovski, drejtor i Ndërmarrjes “Tetova Transport”.

E tetovarët mezi po presin që më në fund në qytetin e tyre do të ketë transport publik.

“Do e shfrytëzoja autobusin, por nuk besoj se do të lëshohen, pasi që nuk ka organizim të mirë në komunë dhe sistemi i organizimit mungon dhe gjatë do të shkojë.”, tha një qytetar.
“Vetë autobus janë këmbët e mia, i kamë shëndoshë e mirë dhe kujt i duhet e le ta kërkojë autobusin”, tha tjetri. “Se dijë çka të them”. – A do kishit hipur po të kishte autobus? Pse jo do kisha hipur”, u shpreh.

Këshilli komunal në Tetovë ka miratuar kërkesën e kompanisë që në Tetovë fillimisht të funksionojnë tre linja.

Ndryshe 5 autobusët arritën në Tetovë më 17 janar të këtij viti. Vlera e tyre ishte 720 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *