Thirja e Kurtit për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, reagojn maqedonasit

Thirrja e Albin Kurtit për mërgatën shqiptare të RMV- së për tu vetëregjistruar, reagojn maqedonasit: Albini po përzihet në punë të mbrendshme.
Kryetari i Konceptit Maqedonas, Petar Bogojeski në “Facebook” reagoi ndaj thirrjeve të fundit që mërgata shqiptare të regjistrohet në regjistrimin e popullsisë.
Sipas tij, Albin Kurti duhet të shohë oborrin e vet, kurse Artan Grubi nuk duhet të harrojë se është zëvendëskryeministër i Maqedonisë dhe MPJ-ja e Bujar Osmanit është Maqedonisë.
“Albin Kurti duhet ta shohë oborrin e vet në Kosovë. Kjo është ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë dhe është e papranueshme. Artan Grubi, bën thirrje të regjistrohen shqiptarët dhe harron se është zëvendëskryeministër i Maqedonisë dhe gjithë qytetarëve të shtetit.
Bujar Osmani, bën turne me para shtetërore që të regjistrohen shqiptarë dhe harron se MPJ është e Maqedonisë dhe se duhet të takohet me të gjithë nga diaspora e Maqedonisë”, shkruan Bogojeski

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply