Tiranë, kamerat filmuan vrasësin e biznesmenit!

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit, Behar Sofia, raportohet se kamerat e sigurisë tashmë të sekuestruara nga policia kanë arritur të filmojnë vrasjen e 66-vjeçarit mëngjesin e sotëm në mes të Tiranës. Një detaj tjetër është se raportohet që viktima të ketë qenë i prekur nga koronavirusi dhe kishte tre ditë që ishte negativizuar, ndërsa autori i krimit e ka ndjekur për të paktën 30 metra për ta ekzekutuar më pas në afërsi të Piramidës në kryeqytet, në trotuar buzë lumit të Lanës.

Behar Sofia nga Lapardhaja Beratit me vendbanim në Rrugën e Qelqit Kombinat, por që jetonte pranë qendrës tregtare ETC, lëvizte në këmbë, ndërsa mësohet se edhe autori e ka ndjekur po në këmbë. Ekzekutori ka qenë i maskuar me maskë antiCovid dhe me kapuç, ndërsa pas kryerjes së krimit është larguar po në këmbë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *