Tjetër medalje ari për Shqipërinë! Abakarov triumfon në Beograd: Kampion bote në mundje

Shqipëria po përjeton një nga momentet e saj më të mira në sport. Pas medaljes së artë të Luiza Gegës dhe suksesit të Florian Markut në boks, vjen një tjetër medalje ari këtë herë në mundje.

Mundësi çeçen me pasaportë shqiptare, Zelimkhan Abakarov, ka fituar medalje të artë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes që zhvillohet në Beograd.

“Luftëtari” Zalimkhan Abakarov mori një fitore dominuese duke shkruar historinë. Abakarov mposhti amerikanin Gilman Thomas, medalist dhe kampion bote në këtë sport.

Një super performancë, emocionuse dhe e mirëmenduar nga sportisti jonë. Kështu Abakarov bëhet mundësi i parë në histori që shpallet kampiopn bote për Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *