Trajanov: Të prolongohet procesi i regjistrimit

Kreu i Lidhjes Demokratike nga koalicioni qeverisës, Pavle Trajanov kërkon shtyrjen e procesit të regjistrimit për shkak të gjendjes aktuale me pandeminë Covid-19, transmeton Alsat. Trajanov kërkon që gjatë kësaj periudhe të gjithë regjistruesit të vaksinohen kundër virusit korona.

“Regjistrimi duhet të shtyhet për të paktën deri në qershor ose për një kohë të pacaktuar. Të sigurohet konsensus politik për kohën e mbajtjes ndërsa gjatë kësaj kohe të vaksinohen regjistruesit. Prandaj, ne propozojmë që Qeveria të bëjë një analizë të situatës dhe të marrë një vendim për shtyrjen e regjistrimit dhe t’i propozojmë Kuvendit të miratojë një ligj për ta shtyrë regjistrimin”, tha mes tjerash në konferencën e sotme për shtyp Pavle Trajnova nga LD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *