Tri shenjat më të zakonshme të infeksionit me Sars-CoV-2

Simptomat e reja të variantit të ri Covid mund të jenë të vështira për t’u parë në fillim, sepse shenjat treguese mund të gabohen me diçka më pak serioze.

Një ekspert tani ka shpjeguar për tre simptomat më të zakonshme të koronavirusit të variantit të ri brazilian të Covid-19. Provat mbështesin faktin që ‘Covidi i rëndë’ mund të ndikojë në funksionimin e trurit

Riniti alergjik dhe Covid-19, si të dalloni gjendjen kur variantet e reja manifestohen me simptoma të njëjta, shkruan Express.co.uk.null

Nëse infektoheni me koronavirus, nuk ka gjasa të dini nëse është lloji origjinal, ose varianti i ri, sipas farmacistit Hussain Abdeh.

Simptomat për të dy llojet e virusit janë shumë të ngjashme dhe të dy mund të jenë asimptomatike, shtoi ai.

“Deri më tani, hulumtimet kanë treguar se varianti i ri brazilian i virusit ndan të njëjtat simptoma kryesore që tashmë janë sinonim i COVID-19”, tha Abdeh për Express Health.

“Simptomat e këtij varianti janë një kollë e vazhdueshme, një temperaturë e lartë dhe humbja e ndjenjës së shijes ose nuhatjes”.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të keni parasysh se ju mund të jeni akoma asimptomatik me këtë lloj virusi, ashtu si mund të jeni me variantet burimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *