Turqi, dënohen 5 persona për vrasjen e ambasadorit rus

Sipas një burimi gjyqësor, një gjykatë turke ka dënuar pesë të pandehur me dënime të përjetshme për rolin e tyre në vrasjen e vitit 2016 të ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov, transmeton Anadolu Agency (AA).

Advertisement

Sipas burimeve, një gjykatë në Ankara dha dënimet të përjetshme për të pandehurit Şahin Söğüt, një anëtar i organizatës terroriste FETO, së bashku me Salih Yılmaz dhe Ahmet Kılınçarslan, për përpjekje për të prishur rendin kushtetues dhe vrasjen e ambasadorit Karlov për qëllime terroriste.

Yılmaz u tha se i kishte përcjellë urdhrin e vrasjes autorit të vrasjes Mevlüt Mert Altıntaş një oficer i policisë jashtë shërbimit, i lidhur me FETO-n, i cili u qëllua për vdekje pasi vrau ambasadorin rus.

Gjykata po ashtu tha se Hüseyin Kötüce dhe Vehbi Kürşat Akalın, ish-operativë të inteligjencës të lidhur me FETO-n, po ashtu morën dënime të përjetshme për përpjekje për të prishur rendin kushtetues, si dhe nga 15 vite burg për ndihmë në vrasje.

Gjykata po ashtu urdhëroi gjykime të ndara për nëntë të dyshuar të arratisur, përfshirë kreun e FETO-s, Fetullah Gulen, për vrasjen e ambasadorit.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të vitit 2016 në Turqi, i cili la të martirizuar 251 persona dhe pothuajse 2.200 të plagosur.

Ankaraja po ashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Advertisement

Leave a Reply