UNESKO: Mbyllja e shkollave për shkak të Kovid-19 mund të sjellë deri në katastrofë gjeneratash

UNESKO paralajmëroi sot se në botë 20 për qind më shumë nxënës në vitin 2020 nuk i kanë fituar aftësitë themelore të leximit, të cilat priten për moshën e tyre, për shkak të mbylljes së pjesshme të shkollave gjatë pandemisë së Kovid-19.

“Numri i fëmijëve me problemet në lexim është më i madh për 100 milionë, duke mbërritur 584 milionë vitin e kaluar, që është një rritje për më shumë se 20 për qind, që e neutralizon përparimin e mbërritur në dy dekadat e fundit”, thekson në raportin e hollësishëm të Organizatës së KB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESKO), në të cilin shtohet se bëhet fjalë për “katastrofë gjeneratash”.

Ai tregues kryesor çdo vit e mat aftësinë për lexim të fëmijëve në klasën e dytë dhe të tretë në shkollë fillore, e cila është njohuri themelore që nëse nuk është solide, mundet ta pengojë arsimimin e nxënësve në mënyrë afatgjatë.

UNESKO druan se do të vijojë një dekadë e përçarjes për shkak të krizës së koronës dhe bën thirrje në përpjekje të jashtëzakonshme, siç janë vendosja e kurseve dhe strategjive që të plotësohet kjo mungesë.

Në raport theksohet se 65 për qind e qeverive të vendeve me të ardhura të ulëta e kanë ulur financimin e arsimit, në krahasim me 35 për qind të vendeve me të ardhura të larta.

“Humbjet në mësim” do të jenë më të mëdha në Amerikën Latine dhe në Karaibe dhe në Azinë Qendrore dhe Jugore.

Shkollat janë plotësisht të mbyllura në tridhjetë vende, duke i përfshirë Meksikën, Hungarinë dhe Arabinë Saudite.

Institucionet arsimore janë plotësisht të mbyllura në rreth gjysmën e vendeve në botë (107), kryesisht në Afrikë, Azi dhe Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *