Ushtarët izraelitë plagosin një palestinez në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë plagosën një palestinez me pretendim për “tentim për sulm me thikë” në Bregun Perëndimor të okupuar.

Advertisement

Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se, “Një palestinez u përpoq të sulmonte me thikë një ushtar izraelit në qytetin Tubas, ku ushtarët izraelitë ndodheshin aty për një operacion. Në atë kohë, një ushtar tjetër e neutralizoi duke qëlluar sulmuesin”.

Në deklaratë, thuhet se ushtari ishte plagosur lehtë dhe ishte trajtuar në vendin e ngjarjes.

Sipas një informacioni nga burimet palestineze, ushtarët izraelitë plagosën një palestinez me pretendim për “tentim për sulm me thikë” në qytetin e Tubas.

Një grua palestineze u arrestua

Nga ana tjetër ushtria izraelite njoftoi arrestimin e një gruaje palestineze e cila hyri në një fermë hebreje pa leje në Bregun Perëndimor.

Gjithashtu thuhet se gruaja palestineze, identiteti i së cilës nuk u bë i ditur “u përpoq të sulmonte” kolonën hebreje me thikë.

Ndërsa në lidhje me incidentin nga autoritetet palestineze nuk u bë asnjë deklaratë.

Advertisement

Leave a Reply