Vajza përpiqet të hidhet nga kati i pestë në Shkup, shpëtohet nga policia

Policia sot shpëtoi vajzën nga Karposhi i Shkupit e cila dëshironte të hidhet nga kati i pestë i banesës.

Nga Njësia kundër zjarrit Shkup njoftuan se rastin e kanë paraqitur fqinjët rreth orës 12:30 të cilët e kanë parë vajzën në ballkon gati për të kërcyer.

“Menjëherë arritën në vendngjarje dhe vendosëm dyshek sigurie nëse kërcen nga kati i pestë në mënyrë që të shpëtohet. Me urdhër të policisë ne u tërhoqëm dhe ekipet e tyre vepruan për shpëtim. Siç e patë, policët me litar hynë në pjesën e lartë dhe vajza u shpëtua”, tha komandanti i Njësisë kundër zjarrit Shkup, Vladimir Koçovski.

Nga MPB thonë se do të vërtetohen motivet dhe rrethanat që kanë çuar vajzën deri në përpjekje për vetëvrasje./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *