Video e deputetit bullgar Xhambaski, MPJ me notë proteste për Sofjen

Ministria e Punëve të Jashtme përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje ka reaguar deri tek Ministria e Punëve të Jashtme në Bullgari përmes një note proteste lidhur me videon e anëtarit të Parlamentit Evropian nga Republika e Bullgarisë dhe zëvendës kryetarit të partisë politike VMRO-Lëvizja Nacionale Bullgare, Angel Xhambaski. Nga MPJ paralajmërojnë se do të reagojnë edhe deri te institucionet e Bashkimit Evropian.

“Deklarata të tilla nuk kontribuojnë në përpjekjet për thellimin e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve. Retorika në të cilën shprehen pretendimet territoriale ndaj fqinjëve nuk është e përshtatshme për vende aleate të NATO-s dhe për një shtet anëtar të Bashkimit Evropian, që është drejtpërdrejtë dhe në kundërshtim me idealet dhe vlerat e Bashkimit Evropian, për të cilat të dy vendet janë të përkushtuar fuqimisht”, thonë nga MPJ.

Ndryshe, zëvendës kryetar i partisë politike VMRO-Lëvizja Nacionale Bullgare, Angel Xhambaski në rrjetet sociale ka publikuar një video nga fushata parazgjedhore, ku flet për vendet në Maqedoninë e Veriut sikur se të ishin territore të Bullgarisë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FDjambazki.VMRO%2Fvideos%2F452494945956795%2F&show_text=false&width=560

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *