(VIDEO) Komisioni për Sëmundje Ngjitëse të hënën vendos për masa të reja restriktive

Të dielën priten të arrijnë 3 mijë dozat e para të vaksinave përmes postës DHL. Kështu deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev. Ai gjithashtu tha se tani më kanë informacione edhe nga mekanizmi Kovaks, ndërsa presin që dozat e para të arrijnë në fund të këtij muaji. Kreu i Qeverisë potencoi se kanë edhe oferta të reja me kompaninë Astra Zeneka, kurse sot do të bisedojë më përfaqësuesit britanik, nëse do të munden për 8 deri në 10 ditë të arrijnë edhe ato vaksina.

Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut 

“Kanë  arritur edhe informacionet nga Kovaks që do të arrisin sasit e para, deri në fund të kuartalit të parë, kjo do të thotë deri në fund të këtij muaji, me shumë mundësi edhe ato janë mes 20.000 apo 30.000 vaksina që do të arrijn, kështu që në muajin mars do të fillojë vaksinimi masiv, përmes punjonjësve shëndetësor, normalisht ashtu si është në protokollet”

Ndërkohë, nga e premtja e kaluar deri më sot nëpër çerdhe janë infektuar 34 punjonjës dhe 8 fëmijë, deklaroi Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska. Ajo tha se sipas komunikimeve që kanë pasur me institucionet përkatëse për momëntin do të punojnë me të njejtat protokolle.

Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale

“Dje kam biseduar me kryetarin e Komisionit për sëmundje ngjitëse, rreth mundësisë për përhapjen eventuale të numrit të infektimit tek fëmijëve nëpër çerdhe,  qëndrimi i tyre është se protokollet nuk duhet t’i ndryshojmë dhe numri i fëmijëve maksimum duhet të jetë 12  nëpër klasa, ndërsa,  në grupet më të mëdhej mbi moshën 6-vjeçare duhet të jetë 15 fëmijë”

Ndërkaq, të hënën pritet të mbildhet Komisioni për Sëmundje Ngjitëse së bashku me ministrin  e Shëndetësisë, në lidhje nëse do të ketë masat të reja restriktive, por kjo do të varet nga numri i të infektuarve në ditët në vijim. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *