(Video) Mjeku e rrahë sirianin, kurse policia gjermane vetëm e vështron

Media gjermane ka publikuar një video tronditëse këto ditë që tregon një nga punonjësit e shërbimit të urgjencës duke grushtuar një sirian 32-vjeçar të lidhur, Amar H., në mjediset komunale në qytetin e Kassel.
Siç mund të shihet në pamjet e kamerave të vëzhgimit, oficerët e policisë nuk reaguan aspak, domethënë ata lejuan që punonjësi i shërbimit të urgjencës të godiste pa pengesë Amar H. të pafuqishëm, i cili pësoi një frakturë të dyfishtë të mollëzës.

Advertisement

Përveç lejimit të rrahjes së Amar H., oficerët e policisë gjermane fshehën informacione rreth incidentit.
Gjithashtu, pasi u publikuan pamjet, oficerët e policisë gjermane tani pohojnë se nuk është e qartë nëse ndihmësi i dhunshëm goditi Amar H. në kokë apo në ije.Amar H. u arratis nga Alepo në 2015. /tesheshi.com/

Advertisement

Leave a Reply