Viktima i shtrirë në trotuar, dalin pamjet nga krimi që tronditi Vlorën në mes të ditës (Foto)

Vlora u trondit sërish nga krimi mesditën e sotme, pasi një person është vrarë me breshëri kallashnikovi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë dhe siç mund të shihet nga fotot, viktima ndodhet ende i shtrirë në trotuar.

Sipas informacioneve të para, ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një person i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj. Në këto momente viktima ka qenë duke ecur në trortuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj. /Gazeta SHQIP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *