Vjehrri dhe bashkëshorti e bëjnë nusen për spital

Prishtinë/ Janë arrestuar dy të dyshuar, bashkëshorti dhe vjehrri pasi kanë sulmuar fizikisht nusen. Rastin e ka lajmëruar viktima në polici gjatë ditës së djeshme.

Sipas policisë, gruaja na sulmi që kishte marr ka pranuar edhe tretman mjekësor, përcjell Gazeta Insajderi.

E lidhur me këtë rast, policia ka intervistuar edhe vjehrrin e viktimës me ç’rast pas intervistimit nga prokurori kujdestar, policia ka arrestuar edhe bashkëshortin edhe vjehrrin.

“Prishtinë, 29.03.2021-15:40. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar pasi që viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktimës i është dhënë ndihmë mjekësore. Lidhur me rasti është intervistuar edhe vjehrri i viktimës. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim të policisë. /Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *