VMRO-DPMNE akuzon se në Shtip janë dhënë nga 200 euro për një votë

Sot, i gjithë Shtipi ishte dëshmitar i zgjedhjeve mafioze të organizuara nga Zoran Zaev, dhe dyshja Bochvarski dhe Sashko Nikolov, akuzuan në konferencën për shtyp deputeti i VMRO-DPMNE, Ivan Jordanov.

Advertisement

“Ata nxorrën për të votuar njerëz të sëmurë me koronë pa asnjë protokoll. Hudhën para për vota dhe çmimi për një votë arriti diku mbi 200 euro. Presione, kërcënime dhe shantazhe u bënë vetëm për të ruajtur vendin e kryetarit. Ata e ngritën të gjithë vendin në këmbë për vetëm një kryetar komune.

Nxorën një fitore, të cilën sot qytetarët e Shtipit e paguajnë shtrenjtë me shëndetin e tyre. Në zgjedhjet parlamentare vetëm një vit më parë votuan 24 mijë qytetarë, në zgjedhjet e mëparshme lokale votuan 29 mijë qytetarë, sot ky numër është pak më shumë se 14 mijë vota. Një mesazh i qartë nga qytetarët e Shtipit, se sot Sashko fitoi, por Shtipi dhe Maqedonia humbën,” tha Jordanov.

Advertisement

Leave a Reply