VMRO-DPMNE: Ora policore nuk është zgjidhje, populli kërkon vaksina

VMRO-DPMNE nëpërmjet një reagimi vlerëson se vendosja e orës policore nuk është zgjidhje dhe se populli pret vaksina.

Nga kjo parti thonë se pushteti e ka gabuar strategjinë kundër COVID-19 që nga fillimi.
“Masat ishin të vonuara dhe joefikase. Kur OBRM-PDUKM propozoi testim masiv dhe kufizime, Zaev dhe Filipçe vraponin pas tenderëve. Kur e gjith bota blinte vaksina, Zaev dhe Filipçe sërish ishin pas tenderëve”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Më tej shtojnë se nëse Qeveria do të ishte përditësuar, tani nuk do të kishte nevojë për kufizime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *