VMRO-DPMNE: Për një mandat disa mujor, LSDM rrezikoi jetën e qytetarëve

Partia më e madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE, e cila vendosi të bojkotojë zgjedhjet e parakohshme lokale dhe nuk kishte kandidatin e saj për kryetar në Shtip, akuzoi se votimi rrezikoi jetën e qindra qytetarëve të cilët ishin pjesë e procesit zgjedhor.

Advertisement

“Zaev e rrezikoi shëndetin e qytetarëve të Shtipit, duke i detyruar të votojne edhe të sëmurë nga virusi Korona në vetëm për të mbajtur karrigen. Zaev sot tregoi gjithë çmendurinë e tij politike. Në mes të një epidemie në Shtip, edhe ata të infektuar me kovid u dërguan në qendrat e votimit për shkak të karrikes së pushtetit, për pushtet dhe funksione, gjë që rrezikoi drejtpërdrejt jetën e qindra njerëzve të përfshirë në procesin zgjedhor.” – akuzuan nga VMRO-DPMNE

Ata pohojnë se është kryer presion, ryshfet, kërcënime dhe shantazhe ndaj qytetarëve, vetëm që partia në pushtet LSDM të mund të merrte një mandat për kryetar komune në Shtip për disa muaj.

Advertisement

Leave a Reply