Votojnë tre kandidatët për kryetar të LDK-së – publikohen pamjet

Votimi brenda Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke vazhduar, shkruan Insajderi.

Tashmë tre kandidatët për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa kanë dhënë votën e tyre.

Siç duket mes tre kandidatëve ka një harmoni. Të paktën bazuar në disa fotografi që janë publikuar nga LDK. Të tre kandidatët për kryetar pas momentit të votimit, shihen duke shkëmbyer përqafime dhe duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit.

Njoftimi i LDK:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *