Vrasja e ‘Strellës’: Buta i kërkon falje familjes Hyseni, merr një vendim për karrierën e tij muzikore

Gati dy muaj më parë qyteti i Ferizajt dhe e gjithë Kosova u trondit nga ngjarja tragjike ku mbeti i vrarë i riu, Gazmend Hyseni, raporton Gazeta Sinjali.

Për vrasjen e Gazmend Hysenit i njohur me nofkën ‘Strella’, i dyshuari kryesor është vëllai i këngëtarit Buta, Qëndrim Januzi.

Përmes një postimi në Instagram, Buta sot ka shprehur keqardhje për atë që ka ndodhur.

Madje ai ka njoftuar se në shenjë respekti për familjen Hyseni ka vendosur që t’i anulojë koncertet e tij.

Kujtojmë se ngjarja kishte ndodhur para dy muajve dhe arsyeja e kësaj vrasje dyshohet se erdhi si pasojë e djegies së veturës “Mercedes” të reperit Buta nga “Strella”.

Postimi i tij i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *