Zaev i shkruan letër Kurtit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka dërguar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Advertisement

Zaev ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve, bashkëpunimi i të cilave karakterizohet nga një dialog i hapur politik, i bazuar në respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, bashkëpunimin intensiv ekonomik dhe tregtar. Ai pret që ky bashkëpunim të vazhdohet me të njëjtën energji në periudhën e ardhshme, gjë që do të mundësojë thellimin e tyre në sfera të tjera me interes të ndërsjellë.

Në letrën e publikuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Zaev ka shprehur dëshirën për një takim sa më të shpejtë me Kurtin./21Media

Advertisement

Leave a Reply