Zaev: Ora policore mund të vazhdohet, në prill fillon Ramazani dhe festa të tjera

Nesër hyn në fuqi ndalesa 7 orëshe e lëvizjes, që do të zgjasë nga ora 22 e deri në 5 të mëngjesit. Kjo masë për parandalim të përhapjes së pandemisë do të zgjasë deri më 22 mars, pas çka autoritetet do të vlerësojnë nevojën për vazhdimin e saj apo për masa të tjera eventuale.

Sidoqoftë e kemi parasysh se në prill vijon agjërimi i Ramazanit dhe festa të tjera. Vendimi ka po ashtu edhe rol parandalues, përskaj shkakut, që është rritja e shifrave. Po ashtu u miratua masa e karantinës së detyrueshme për qytetarët tanë që kthehen nga Afrika dhe u obligua Sekretariati i Përgjithshëm të sigurojë objekt për karantinë shtetërore për të huaj që vijnë nga Afrika- deklaroi Zoran Zaev.

“Shifrat nuk po ulen, e dini situatën. Ashtu që ndonjë masë patjetër të ekzistojë. Nëse gjithçka lirohet, do të jetë tmerr.”

“Nuk do të ishte efikase, sepse është kohë kur njerëzit pushojnë, flenë. 5 e mëngjesit është herët, atëherë të gjithë bëhemi gati për punë. Ashtu që, nëse ka orë policore, do të duhej të kishte brenda ditës, siç ishte më parë.”

I pari i Shëndetësisë një ditë më parë tha se një nga arsyet për vënien e orës policore është shkelja e masave gjatë tubimeve pos në lokale edhe në vendet publike.

“Po kush e shkeli ligjin? Fillimisht Qeveria nuk e respekton, e lëre më të rinjtë. Të rinjtë të rinj janë, dalin, bëjnë qejf. Por politikanët çfarë bëjnë?! Ata e shkatërruan këtë vend. Kush e solli pandeminë këtu?! Doktorja që ishte në pushime në Itali, ose Amdi Bajrami që e bëri dasmën e nipit në Turqi.”

“Shkaku i motit me shi, në parkun e qytetit takuam një numër të vogël qytetarësh. Megjithatë, ata konfirmuan për Alsat se janë pikërisht parqet, vendet ku të rinjtë mblidhen gjatë orëve të vona të natës dhe nuk i respektojnë masat për mbrojtje nga pandemia, COVID 19.”

“Dëgjova nga miq se disa të rinj janë mbledhur në park, kanë pirë alkool dhe kanë konsumuar drogë. Do të duhej gjithsesi të ketë shtrëngime, që të gjithë të kemi të shëndetshëm dhe ta kalojmë këtë krizë me Koronën.”

Situatën e konfirmuan edhe shërbimet e higjienës.

-Po ka. Veçanërisht kur është koha e mirë. Gjatë fundjavave më së shumti.
-Çfarë informacione keni? Të rinjtë mblidhen më shumë?
-Po. Pijnë, rrinë, ku ta dimë ne se çfarë bëjnë.

Nesër fillon vaksinimi i qytetarëve me vaksinën ruse, Sputnik V. Me 3000 dozat ruse pritet të imunizohen shtëpitë e pleqve, megjithëse nuk dihet nëse fillimisht do të vaksinohet stafi apo anëtarët e shtëpive të pleqve. Nesër pritet të fillojë rivaksinimi i personelit mjekësor me Pfizer.

Anesa Salihu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *