Zaev: Për anulimin e regjistrimit u konsultova me Ali Ahmetin dhe Bilall Kasamin

Zaev: Arritëm marrëveshje për anulimin e regjistrimit, që më në fund të gjithë të bëjmë thirrje për regjistrim

Kemi arritur marrëveshje për shkak të imunizimit të popullatës dhe mundësisë që të pranohet edhe vaksina e dytë për regjistruesit, që të anulojmë regjistrimin e popullatës në shtëpi, duke filluar prej 5 deri 30 shtator, me çka anulohen edhe zgjedhjet lokale për gjysmën e dytë të tetorit. E pranova propozimin për mbajtjen e regjistrimit, e gjithë kjo me qëllim që të gjithë të bëjmë thirrje për regjistrim në shtet dhe më në fund pas 20 viteve të zbatojmë një proces aq të rëndësishëm, deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas takimin me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Pauzën në takimin e liderëve, Zaev tha se e ka shfrytëzuar që t’i konsultojë edhe presidentin e shtetit, kryetarin e Kuvendit, ministrin e Drejtësisë, drejtorin e Entit shtetëror për statistikë, si dhe partnerët më të mëdhenj të koalicionit BDI dhe BESA, ndërsa për të mërkurën paralajmëroi edhe takim me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, përcjell in7 nga Agjencia Mediatike Informative.

“Regjistrimi i diasporës vazhdon deri më 30 shtator. Kjo do të japë mundësi që në mënyrë shtesë të gjithë të motivohen. Ky është operacion shumë i rëndësishëm statistikor, tani e kemi edhe partinë më të madhe opozitare. Besoj se me këtë do të pajtohen edhe partitë më të mëdha opozitare shqiptare – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, por dërgoj porosi edhe deri te E Majta dhe deri te të gjithë që të dërgojmë porosi qytetarët të regjistrohen”, deklaroi Zaev.

Për anulimin e regjistrimit, sqaroi Zaev, do të duhet të ndryshohet Ligji për regjistrim.

“Do të duhet shpejtë të përgaditet ligji nga Ministria e Drejtësisë, të dërgohet në Kuvend dhe ta përkrahim të gjithë. Metodologjia është ajo, në pajtim me Eurostatin, i cili do të grumbullojë të gjitha të dhënat e domosdoshme. Tani nuk është 21, do të jetë 25 ditë, pasi edhe krahas imunizimit me siguri do të kemi pandemi ende edhe në shtator dhe të ndodhë të kemi pozitivë në ditën e regjistrimit, të japim mundësi prej 5,7,12 ditë shtesë, sa nevojitet që të mund secili të regjistrohet”, tha Zaev.

Fushata për zgjedhjet lokale, tha ai, do të fillojë pas 30 shtatorit, respektivisht nga 1 tetori. Kemi arritur marrëveshje, tha Zaev, edhe për zhbllokimin e Kuvendit, që është me rëndësi të posaçme për qytetarët.

“Ligjet, siç janë për Qendrën klinike, vazhdimi i afatit për legalizimin e ndërtimeve joligjore, pakoja e pestë e masave me 100 milionë euro nga Banka investuese evropiane me kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ASHMAA dhe RTVM, që janë ngujuar më shumë se 1 vit e gjysëm në Parlament, Ligji për shtetësi, ku do të marrin pjesë koordinatorët e të gjitha grupeve të deputetëve. Ligjet lidhur me pensionimin në moshën 64 vjeçare, Ligjet në sferën e ekologjisë dhe të gjitha ligjet tjera. Gjithsesi edhe përkrahje më tej për të gjitha ligjet tjera, të cilat janë në Agjendën tonë evropiane dhe ndihmë për popullatën dhe ekonomi”, deklaroi Zaev.

Pranuam, tha ai, që nesër të hyjë Kodi zgjedhor me shenja të gishtit, për të cilin është arritur marrëveshje nga partitë më të mëdha politike që të hyjë në procedurë.

“Me vetë Kodin zgjedhor kemi ndërmarrë obligim që menjëherë të vazhdojnë grupet punuese dhe të bisedojnë për avancimin e Kodit zgjedhor, para se gjithash instalimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, në vet Kodin zgjedhor, por poashtu të jepet mundësi të bisedohet për zgjedhjet e ardhshme lokale, e kjo është kërkesa e partive në pushtet për lista të hapura në zgjedhjet lokale për këshilltarë, si dhe kërkesa e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të kryetarëve të komunave në rrethin e parë zgjedhor me 30 për qind përkrahje të kandidatit nga numri i përgjithshëm i votuesve në vet komunën, por edhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare, ku do të bisedonin për kërkesat tona dhe para se gjithash kërkesat e partive më të vogla politike – kjo është për një njesi zgjedhore, ndërsa nga ana tjetër nga VMRO-DPMNE-ja të shqyrtohet mundësia që Diaspora jonë, krahas votimit në PDK-të të mund të votojë edhe në vendvotimet tjera ku ka numër të madh të popullatës tonë”, sqaroi Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *