Zbardhet vrasja e personit që u gjet i vrarë në Strimnicë të Tetovës në vitin 2017

Foto: Fol.mk

Policia e Tetovës njofton se ka zbardhur vrasjen në rrethinën e qytetit, e kryer në Nëntor të vitit 2017, për të cilën, sipas SPB Tetovë, përgjegjës është një 26-vjeçar banorë i Gostivarit, njofton Gazeta Populli.

Advertisement

“Reparti për kriminalistikë – sektori për Krime të përgjithshme dhe të dhunës së bashku me SPB Tetovë, kanë ngritur kallëzim penale në Prokurorinë Publike të Tetovës, kundër A.A (26), nga Gostivari, për veprën penale “vrasje”, të paraparë dhe të dënueshme sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Pas marrjes së një sërë masash dhe veprimesh nga zyrtarët e policisë, u zbardh vepra penale “vrasje”, e kryer në nëntor të vitit 2017, gjatë së cilës A.A. me armë zjarri vrau B.I. nga Shkupi dhe e la trupin e tij të pajetë në rrugën lokale afër fshatit Strimnicë të Tetovës./GazetaPopulli.net

Advertisement

Leave a Reply