Zemaj tregon pse nuk erdhën në shkurt vaksinat kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë në detyrë Armend Zemaj ka treguar se pse Kosovës nuk i erdhën vaksinat gjatë muajit shkurt. Tha se kanë pasur kontratë të shkruar që dozat e parë të vaksinës Pfizer të vinin në Kosovë në javën e fundit të muajit shkurt.

“Ka qenë java e fundit e shkurtit. E kemi pasur të konfirmuar që 11 mijë e 700 dozat e para do të vijnë”, tha Zemaj.

“Ne po presim akoma sepse kemi disa komunikime ose ta quaj njëlloj dakordimi të komunikimit intern konfidencial të cilin e kam nënshkruar unë si Ministër i Shëndetësisë. Ky komunikim po vazhdon dhe angazhimi jon është permanent që të kemi edhe blerje direkte nga Pfizer”, shtoi ai në Kanal10.

“Tash janë kyç edhe faktorë tjerë ndërkombëtar duke na ndihmuar në këtë proces. Kam angazhuar krejt potencialin që ka Ministria e Shëndetësisë edhe në komunikim me partnerët ndërkombëtar, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që jo të interferojnë por të ndihmojnë që të jemi ne pjesë e kësaj blerje”, shtoi Zemaj.

“Duhet ta dimë që ne jemi vend i vogël dhe realisht ndoshta nuk paraqesim ndonjë interes ekonomik për prodhuesin komercaial sepse ata shesin me doza milionëshe për shtetet e tjera dhe gjithë angazhimi jonë është që nëpërmjet partnerëve tanë”, theksoi ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *