Zgjedhjet për kryetar të Shtipit: Votojnë të sëmurët dhe të dënuarit

Në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Shtipit sot të drejtën e votës e ushtrojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të dënuarit e pesë institucioneve ndëshkimore-korrektuese dhe banuesit e shtëpive geriatrike në vend, të cilët janë banorë të Komunës së Shtipit.

Advertisement

Kryetarja e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) – Senka Andreeva thotë se sot bordet zgjedhore do të vizitojnë 66 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm në shtëpitë e tyre.

Janë formuar pesë borde zgjedhore, të cilat do të hapin vendvotimet në institucionet e vuajtjes së dënimit, përkatësisht në burgje nga ora 7. Vendvotimet në burgje do të mbyllen në orën 19:00. Të drejtën e votës mund ta përmbushin 67 të dënuar, të cilët janë banorë të Shtipit. Kemi gjithashtu dy persona të regjistruar në shtëpitë geriatrike, të cilët gjithashtu do të vizitohen nga bordet zgjedhore, thotë Andreeva.

Gjatë ditës së djeshme, të drejtën e tyre për të votuar e ushtruan 12 njerëz të sëmurë me Kovid-19 që janë të izoluar.

Numri i përgjithshëm i votuesve është 41,777, dhe që zgjedhjet e 13 dhjetorit të jenë të suksesshme, duhet të votojnë një e treta e votuesve të regjistruar ose 13,996 qytetarë duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Advertisement

Leave a Reply