Zidan: Kemi ende dashuri për Cristiano Ronaldon

Disfata e zhurmshme në Ligën e Kampionëve, kundër Portos, ndryshoi planet e Juves dhe Kristiano Ronaldos. Tani po ngrihen dilema mbi të ardhmen e kampionit portugez në Torino, ndërkohë që nga Spanja vijnë sinjale të bujshme. Ashtu siç do të dëshironte agjenti i CR7, Horhe Mendes, në kontakt me Florentino Perez, po diskutohet një kthim hipotetik i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në kryeqytetin spanjoll.

“Ju të gjithë e dini se çfarë përfaqëson Kristiano për Realin, ajo që bëri këtu është madhështore. Të gjithë kemi dashuri të madhe për të. Tani është një lojtar i Juventusit dhe po bën shumë mirë. Për momentin nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, nuk mund të them asgjë. Shumë gjëra dëgjohen dhe thuhen, por të gjitha këto situata duhet të respektohen,” tha mes tjerash Zidan në pres konferecën për përballjes me Elçen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *