Zvicër, 51.2% e votojnë ndalesën për burka

Tashmë janë publikuar rezultatet për votimin e ndalimit të mbulesës së plotë të grave myslimane, të njohur si “burka”. Populli zviceran ka votuar këtë iniciativë me 51.2 për qind.

Komunat e fundit zvicerane (ato të Kantonit Vaud) kanë raportuar rezultatet e tyre pas orës 18.00, shkruan albinfo.ch. Edhe pse ende nuk ka përfunduar numërimi, rezultatet nuk mund të ndryshojnë.

Ndryshe, qeveria e vendit ka qenë vendosmërisht kundër iniciativës për ndalesën e burkas. Për këtë arsye, rezultatin e fundit, mediat i quajnë humbje për qeverinë dhe në veçanti për ministren nga FDP, Karin Sutter-Keller, e cila mbulon resorin e drejtësisë dhe policisë në qeveri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *