Zvicra do të investojë 1 miliardë franga për të ofruar teste falas

Zvicra ka shpalosur planin prej 1 miliard franga për të ofruar teste falas për COVID-19 për të gjithë popullsinë e saj, si pjesë e masave për të lehtësuar daljen e vendit nga kufizimet.

Advertisement

Sipas propozimeve, secilit person do t’i jepen pesë pajisje vetëtestuese në muaj, posa të jenë të gatshme, ka thënë qeveria, ndërsa të gjitha testet në farmaci dhe qendrat e testimit do të jenë falas.

Kompanitë dhe shkollat duhet të kryejnë teste vazhdimisht duke përdorur mostra të pështymës për të parandaluar dhe zbuluar më herët shpërthimet e virusit.

Punëtorët në ndërmarrjet ndërtimore që testohen shpesh mund të përjashtohen nga kërkesat e karantinës.

Advertisement

Leave a Reply