Zvicra ndalon burkën: Në fenë islame detyrim është vetëm shamia

Javë më pare zviceranët votuan pro ndalimit të mbulimit të fytyrës në publik, duke përfshirë burken ose nikabin, të cilat vishen nga gratë myslimane. Rezultatet e referendumit të së dielës ishin shumë të afërta 51.2% pro ndalimit me 48.8% kundër, përcjell albinfo.ch.

Theksohet se propozimi u paraqit nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë, e cila bëri fushatë me parulla të tilla si “Stop ekstremizmit”. Grupi kryesor islamik zviceran tha se kjo ishte “një ditë e errët” për myslimanët. “Vendimi hap plagë të vjetra, zgjeron më tej parimin e pabarazisë ligjore dhe i dërgon një sinjal të qartë përjashtimit pakicës myslimane”, tha Këshilli Qendror i Myslimanëve në një deklaratë, duke shtuar se do të kundërshtonte vendimin në gjykatë.Reklame

Qeveria Zvicerane është shprehur kundër ndalimit, duke thënë se nuk i takonte shtetit të diktonte atë që veshin gratë.null

Ndërkohë, Edlira Dyrmishaj, psikologe, thotë se Evropa pretendon se ka tolerancë, por ajo është shumë delikate dhe e brishtë. Duke iu referuar reagimeve të Amnisty Internacional, ajo thotë se rezultati i referendumit në Zvicër është cilësuar dështim objektiv për të drejtat e grave.

Sipas saj, në fenë islame nuk është e detyrueshme mbajtja e burkës, por bëhet fjalë vetëm për mbajtjen e shamisë ose siç quhet ndryshe hixhab. Ajo tha se burka, nga ana tjetër, nuk është kulturë e emigrantëve, pasi në Shqipëri ka ekzistuar që në kohën e mbretërisë.

“Dje kam marrë rastësisht një mesazh nga një zonjë nga Zvicra që as nuk e njoh, po përmes internetit ka marrë numrin tim dhe më pyeti nëse a kemi gjyhan para Zotit nëse i heqim burkat. I thashë qetësohu, nuk bëhet fjalë që të hiqni këtë veshjen siç e kam unë (shaminë), por bëhet për mbulimin e fytyrës që nuk është obligim si shamia (hixhabi) dhe ajo u lumturua”, u shpreh znj. Dyrmishaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *