Zvicra në Eurovision 2021 me këngëtarin shqiptar (Video)

Transmetuesi kombëtar zviceran-gjerman SRF ka zbuluar këngën me të cilën Gjon’s Tears – emri i vërtetë i të cili është Gjon Muharremaj – do ta përfaqësojë Zvicrën në Eurovision 2021, që do të mbahet në Roterdam, njofton Insajderi.

Advertisement

“Tout l’univers” është titulli i këngës që këngëtari 22-vjeçar, Gjon Muharremaj do të këndojë në garën e këngës Eurovision 2021.

Gjon’s Tears do të performojnë në gjysmën e dytë të gjysmëfinales së dytë të enjten 20 maj 2021.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni këngën garuese në spektaklin evropian.
Gjon Muharremaj, lindi në Broc, Zvicër, në vitin 1998 nga një baba kosovar dhe një nënë shqiptare. Ai i zbuloi pasionet e tij për muzikë shumë herët, në moshën 7-8 vjeçare, kur nisi mësimet për piano në një shkollë muzike në qytetin e tij.

Ai filloi të këndonte në një fazë të mëvonshme i inkurajuar nga gjyshi i tij. Kur dëgjoi Gjon duke kënduar “Can’t help falling in love” nga Elvis Presley, ai qau. Ishte një moment kaq i veçantë për Gjonin, saqë ai mori guximin të vazhdonte të këndonte para të tjerëve. Ky ishte momenti kur ai vendosi të këndonte në publik.

Gjyshi i tij e regjistroi atë për shfaqjen e talenteve “Ti vlen”, një shfaqje e njohur në Shqipëri, ku Gjon interpretoi “Moj e bukura”. Ai shkoi deri në finalen duke u renditur i treti. Asokohe ai ishte vetëm 12 vjeçar.

Në vitin 2012 ai konkurroi në “Die grössten Schëeizer Talente” në vendin e tij në Zvicër duke arritur gjysmëfinalen. Më pas mori pjesë në “The Voice” të Francës në vitin 2019, duke arritur përsëri në gjysmëfinale në skuadrën e artistin, Mika.

Më 4 Mars 2020, transmetuesi zvicerano-gjerman SRF njoftoi emrin e tij për të përfaqësuar Zvicrën në garën e këngës Eurovision 2020 në Roterdam me këngën “Répondez-moi”.

Ai nuk ishte në gjendje të udhëtonte në Holandë për shkak të anulimit të konkursit, por u rikthye për një vit tjetër dhe u konfirmua si përfaqësuesi zviceran për Eurovision 2021. /Insajderi.com

Advertisement

Leave a Reply