Zyrtare: Isa Mustafa jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së

Isa Mustafa ka dhënë zyrtarisht dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së.
Pas dorëheqjes Mustafa është deklaruar për media.

“Unë sapo dhashë dorëheqje të pa revokueshme”, tha Mustafa derisa thekson se nuk pati nevojë për diskutim të brendshëm.

Mustafa ka thënë se LDK shumë shpejt do të kthehet në vendin që e meriton. Dorëheqje e tij vjen nga rezultatit i dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

I pyetur se çka do ta këshillonte kryetarin e ri të LDK-së, Mustafa ka thënë se i mbetet në dorë cilitdo që të vendos vet./Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *