913 raste të reja dhe 16 viktima nga kovid-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 viktima të tjera dhe 913 raste të koronavirusit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 109.262, ndërsa numri i viktima në 3.244.

Advertisement

Institucionet shëndetësore tregojnë se 315 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar në 96.173 numrin e përgjithshëm të pacientëve të cilët paraprakisht ishin testuar pozitiv ndaj virusit COVID-19. Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 9.845. Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 551.917 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.707 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Advertisement

Leave a Reply