Qesharake: Muajin e ardhshëm pensionet do të rriten për 185 denarë

“Pensionet do të paguhen rregullisht, ndërsa në janar pensionistët do të marrin harmonizimin ligjor, pra pensioni minimal do të rritet për 134 denarë, dhe mesatarja me 185 denarë, apo në euro 3€, deklaroi sonte Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska.

Duke folur për “TV 24” Shahpanska shtoi se pensionet do të vazhdojnë të paguhen në fund të muajit në mënyrë që të mbrojë pensionistët nga pandemia.

“Me pensionin për janar, i cili do të paguhet në fund të janarit, ata do të marrin aprovimin me ligj dhe kjo do të nënkuptojë rritjen e pensionit minimal me 134 denarë në muaj dhe rritjen e pensionit mesatar me 185 denarë në muaj”, shpjegoi Shahpanska, duke u lavdëruar me një vendim të tillë i cili në vende normale do të ishte ofendim për intelegjencën e popullit, pasi që të gjithë ata që banojnë në Maqedoni të Veriut e dinë se sa është e madhe shuma prej 185 denarësh dhe çfarë mund të bësh me to. /GazetaPopulli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *