Deri në fund të shkurtit duhet të arrijnë vaksinat kineze, tha Zaev

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi sot se vaksinat kineze duhet të mbërrijnë më së voni deri në fund të shkurtit dhe se negociatat janë në proces negocimi dhe rregullimi. Maqedonia duhet të marrë 200 mijë doza nga prodhuesi kinez Sinofarm, ndërsa priten edhe vaksinat përmes sistemit Kovax.

“Vaksina kineze është në procedurë të marrëveshjes dhe rregullimit, ministria e shëndetësisë në mënyrë të vazhdueshme informon për këtë çështje, premtimi është se deri në fund të muajit shkurt do të arrijnë vaksinat. Për ne çdo ditë më herët për ne është e rëndësishme, por derisa realizohen dhe implementohen këto 4 680 vaksina të cilat populli serb dje i dhuroi popullit maqedonas dhe do të organizohen edhe 8 mijë vaksinat e mbetura…Besoj se do të arrijnë edhe vaksinat kineze që I gjithë procesi të rrjedh në mënyrë të vazhdueshme. Pritjet janë nga fundi I kësaj jave deri në fundin e javës tjetër, atëherë përfundon edhe muaji shkurt”, ka deklaruar Zoran Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *