Bekteshi: Prej nesër fillon ulja e çmimeve të produkteve bazë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bektesh, tha se prej nesër pritet ulje graduale e çmimeve të produkteve bazë, si rezultat i vendimit të Qeverisë për ngrirjen e marzhave dhe subvencionimin e energjisë elektrike për kompanitë e industrisë së gastronomisë. Ai shtoi se qytetarët si konsumatorë që nesër nuk do ta ndjejnë uljen e çmimit, së pari prodhuesit duhet ta ulin çmimin për marketet, ndërsa pas kësaj këta të fundit duhet ta ulin çmimin e produkteve”.

Bekteshi në emisionin 10 Minuta tha se prej nesër do të ketë kontrolle të përforcuara.

Ai theksoi se “kjo do të thotë se atje ku do të konstatohet se çmimi nuk është i ulur, ndërsa inputi për rrymën në produktin final ka ndikuar për uljen e shpenzimeve të kompanive, do të ndërmerren masa”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *