Arrestohen një 23 vjeçar dhe një 29 vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës

Më 09.04.2021 në orën 22.10 në fshatin Poroj, rajoni i Tetovës, efektivët e policisë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin I.R. (23) dhe A.A. (29), të dy nga fshati Poroj, për arsye se gjatë një kontrolli të kryer ndaj A.A. është gjetë substanca pluhuri të bardhë. Gjithashtu, të dy të raportuarit nuk kishin vepruar në përputhje me masën e ndalimit të lëvizjes pas orës 20.00. Pasi çështja është dokumentuar plotësisht, kundër tyre do të përgaditen parashtresat adekuate .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *