Bastisje në një shtëpi në Çair, sekuestrohen armë dhe arrestohet një person

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot me urdhër të Gjykatës Themelore Penale është kryer bastisje në Çair të Shkupit.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e I.A (47) dhe lokaleve ndihmëse, kanë sekuestruar një kornizë e një pushke automatike me 30 fishekë 7.62×39 mm, një pushkë gjuetie “Fabran”, një pompë “SDASS” kal.12 /76mm, një gjysmë- automatiku i prodhimit jugosllav, kalibër 7.62 mm dhe tetë gëzhoja gjuetie”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Populli.

Policia shton se I.A është arrestuar dhe ndaj t’i do të ngritet kallëzim penal./GazetaPopulli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *