Belgjikë, protestë e qytetarëve të goditur nga masat kundër COVID-19

Përfaqësuesit e sektorëve të goditur nga masat e vendosura me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19) mbajtën protestë në Belgjikë duke kërkuar ndihmë shtesë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesit e sektorit ushqimor dhe hotelierik, si dhe sektorët e angazhuar me organizimit të jetës së natës dhe tubimeve masive, që janë mbyllur rreth një vit për shkak të pandemisë në Belgjikë, u mblodhën sot në mëngjes në kryeqytetin Bruksel.

Protestuesit, të cilët fillimisht demonstruan me automjete dhe shkaktuan probleme në trafik, më vonë u takuan në Atomium, një nga strukturat karakteristike të qytetit.

Protestuesit kërkuan që qeveria federale të ofrojë më shumë ndihma për njerëzit dhe kompanitë që veprojnë në këto sektorë, duke theksuar se për shkak të masave të vendosura kanë vështirësi ekonomike dhe psikologjike.

Përfaqësuesit e sektorëve në deklaratën e përbashkët porositën se respektojnë masat, duke treguar në këtë mënyrë përgjegjësi të madhe.

Megjithatë, konsiderojnë se sakrifica e punonjësve në këto sektorë dhe familjeve të tyre nuk merren seriozisht sa duhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *