Bujar Osmani do ta vizitojë Vatikanin

Osmani prej nesër për vizitë pune në Romë dhe Vatikan

Advertisement

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, prej nesër do të jetë në vizitë pune në Republikën e Italisë dhe Fronit të Shenjtë. Në kuadër të vizitës në Itali, Osmani do të realizojë takim me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Luixhi Di Majo, ndërsa në agjendë është paraparë edhe takim me anëtarët e Komisionit për punë të jashtme pranë Dhomës së ulët të Parlamentit, kryesuar nga kryetari i Komisionit, Piero Fasino.

Në takime, siç kumtoi sot MPJ, pritet të hapen çështjet lidhur me marrëdhëniet bilaterale, të ardhmen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, dhe në atë kontekst, mbështetja nga ana e Italisë për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut. Krahas relatave politike mes dy vendeve, në takime do të përfshihen thellimi i marrëdhënieve ekonomike, si dhe bashkëpunimi sektorial në segmentet e tjera të jetës shoqërore.

“Ditën e njejtë, Osmani do të realizojë takim edhe në Fronin e Shenjtë, ku do të ketë takim me sekretarin e Vatikanit për marrëdhënie me shtetet, monsinjorin Pol Riçard Gallager. Krahas mundësive për avancim të bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fronit të Shenjtë në sfera të interesit të ndërsjelltë, ndërkaq do të bisedohet edhe për tema bazuar në lidhje të rëndësishme historike, vlera të ndara kulturore dhe tradita të përbashkëta shpirtërore”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Në kuadër të vizitës në Republikën e Italisë, Osmani do të takohet edhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës sonë, aktive në Itali, me të cilët do të këmbejë informata për temat e interesit të tyre, për nevojat e tyre, por edhe idetë. Në fokus të këtyre takimeve do të jetë edhe regjistrimi i qytetarëve jashtë vendit, dhe mënyrat për animim të një pjese sa më të madhe të diasporës në këtë proces.

Advertisement

Leave a Reply