Deputetët vetëm me shtetësi maqedonase/BDI-ja kundërshton, Aleanca dhe Alternativa thonë se do ta bllokojnë propozimin

VMRO-DPMNE-ja propozon ligj i cili deputetëve nuk i lejon të kenë shtetësi tjetër përpos asaj të Maqedonisë së Veriut. Kjo sipas tyre bëhet për t’i dhënë fund gënjeshtrave siç i quajnë ata të Qeverisë të shpalosura përmes mikut të kryeministrit Zaev, zv.kryeministrit bullgar  Karakaçanov i cili publikoi emrat e qytetarëve që kanë shtetësi bullgare dhe të drejtë vote. Dispozitat propozohet të vlejnë edhe për deputetëve aktual.

Advertisement

“Presim nga deputetët e LSDM-së dhe partitë tjera politike ta mbështesin këtë ndryshim ligjor dhe t’i japim fund kësaj teme që tani e tutje zgjedhja e personave për deputet të jetë vetëm e atyre me shtetësi të Maqedonisë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Propozimi i opozitës maqedonase do të ketë mbështetjen edhe të LSDM-së.

“Sigurisht që e mbështesim atë propozim-ligj. Qëndrimi ynë është që ai ligj duhet miratuar dhe të vlen edhe për përbërjen aktuale të Kuvendit”, thonë nga LSDM.

BDI kundërshton kufizimin e shtetësisë për ligjvënësit dhe përfaqësuesit politik në ekzekutiv.

Tema për shtetësi të dyfishtë është e harxhuar dhe këtë e lejon ligji jonë. Mendoj se nuk mund të ushtrojmë diskriminim ndaj asnjë qytetari qoftë ministër, deputet apo cili do qytetar i vendit tonë”, thonë nga BDI.

Opozita shqiptare përveç që kundërshton këtë propozim, paralajmëron edhe bllokimin e tij.

“Për momentin neve jemi në fazë bllokimi. Nëse vjen ky ligj derisa nuk kemi marrëveshje, do ta bllokojmë të njëjtin”, thonë nga ASH-AAA.

Për momentin kushti për një shtetësi vlen në përfaqësuesit diplomatik dhe të punësuarit në organet e sigurisë.

Adrian Kerimi

Advertisement

Leave a Reply