E fundit / Besir Bela dhe Skender Demiri, nga Gjykata e Apelit dënohen me nga 16 vite burg

Gjykata e Apelit në Shkup, gjykon me standarde të dyfishta. Së fundmi kjo gjykatë e ka sjell vendimin për rastin “Sazdovski”, ku të akuzuarve Besir Bela dhe Skender Demiri, pjesërisht ua ka pranuar ankesën dhe të njëjtit i ka dënuar me nga 16 vite burg për çdonjërin, shkruan Zyrtare.net

Ky vendim i Apelit nuk dallon shumë nga ai i Gjykatës Penale të Shkupit, e cila Belën dhe Demirin i dënoi me nga 19 vite burg. Rrjedhimisht kjo gjykatë Boban Iliqin, vrasësin e Almir Aliut nga Kumanova, e dënoi me 4 vite burg, me arsyetim se bëhet fjalë për aksident me pasoja vdekje edhe përkundër dëshmive të qarta ku vrasësi Iliq, shihet se si vërsulet me veturë në drejtim të viktimës dhe prindërve të tij.

Megjithatë, Bela dhe Demirin, nuk e kanë pasur një trajtim të njëjtë nga Gjykata e Apelit në Shkup, e cila përveç refuzimit të kërkeses për rikualifikim të veprës nga “vrasje mizore” në “dhunë”, ajo këtyre të akuzuarve ua ka konfirmuar dënimet në të holla në vlerë prej 20 milionë denarë të cilat të dënuarit duhet në shenjë kompenzimi t’ua paguajnë familjarëve të të ndjerit Nikolla Sazdovski./ Zyrtare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *