Erdogan: Terroristët që vranë qytetarët tanë, gjenden në të gjitha vendet e Evropës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kritikoi ashpër vendet evropiane dhe perëndimore të cilat mbrojnë organizatat terroriste, përfshirë PKK-në dhe FETO-n.

“Ndërsa ne shkatërrojmë foletë e terroristëve, anëtarët e organizatave terroriste hapur kanë ngritur kampet e tyre në disa vende. Vrasësit që derdhën gjakun e qytetarëve tanë janë pranuar pothuajse në të gjitha vendet evropiane, kurse veçanërisht në kampin Lavrion në Greqi. Ata atje shëtisin lirshëm”, deklaroi Erdogan gjatë takimit në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet (Partia AK) në Ankara.

Deklarata e Erdoganit vjen një ditë pasi një polic u vra dhe një tjetër u plagos në sulmin terrorist të PKK-së ndaj një rajoni policor në provincën jugore turke Mersin, raporton aa.

“Terroristët paraqesin kërcënim për paqen dhe sigurinë edhe të vendeve evropiane të cilat mbrojnë grupet terroriste”, paralajmëroi Erdogan dhe shtoi se pret që të gjitha vendet, veçanërisht fqinji i saj, të ndërmarrin masat e nevojshme kundër organizatave terroriste.

Lidhur me aktivitetet ushtarake greke, ai tha se shteti turk shumë mirë i di qëllimet e atyre që provokuan Athinën.

“Armët e grumbulluara në Trakinë Perëndimore dhe në ishujt për ne nuk ka kurrfarë domethënie sepse fuqia jonë ndaj tyre është shumë më madhe, por ua rikujtojmë se kjo do të thotë pushtim i fshehtë”, potencoi Erdogan.

Më parë, dronët e ushtrisë turke regjistruan se Greqia, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, vendosi automjete të blinduara në ishujt e Egjeut Midilli (Lesvos) dhe Sisam (Samos).

I pari i shtetit tha se Turqia nuk dëshiron që Deti Egje dhe Deti Mesdhe të mbulohen me gjak, lot ose me armiqësi.

“Ne duam paqe dhe qetësi me gjithë zemër”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *