Fatet e Haaland dhe Ronaldo kryqëzohen

Juventus dhe Real Madrid duhet të marrin vendime të rëndësishme në merkato dhe këto vendime duket se ndërthuren disi.

Sipas “Defensa Central”, nëse Real nënshkruan Haaland, Ronaldo me shumë mundësi do të qëndronte në Torino.

Në atë rast pikërisht Juventus do të hidhej në sulm për norvegjezin që po mahnit Europën. Perez duket më shumë i prirur për të investuar tek një i ri por nga ana tjetër, në kampin madrilen të gjithë e duan rikthimin e Ronaldos.

Së fundmi po dalin ditë për ditë deklarata të reja lidhur me këtë gjë. Zidane, Butragueno e lojtarë të Blancos po shprehen se e mirëpresin krahëhapur portugezin.

Nga ana tjetër Juve duket se kërkon ta mbajë atë por politika e diktuar nga John Elkann, pronar i Exor, është e qartë: “ Rinoni ekipin”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *