Fejzi Haziri i rastit Monstra: Neve po na maltretojnë në burg, për t’i siguru komoditet Mijallkovit!

Fejzi Haziri, njëri nga të dënuarit në rastin Monstra, ka shkruar në adresën tonë duke u ankuar se janë shtuar maltretimet e të burgosurve pas arrestimit të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Advertisement

“Prej se ka ardhë Mijallkovi na mytën duke na toturu, se ati ja kanë leju me dal në shëtitje kur të don dhe ai këkron me dal në ora 9 ose 10. Neve na largojnë prej qelive, gjithë krahun na çesin jashtë dhe s’tvetin a del, a s’del, a je i smut, apo është duke ra shi. Patjetër duhet me dal, se duhet me i kriju hapësirë shefit. Ai rrin sa t’don vet me nejt, kurse neve zakonisht na çesin vetëm 40 minuta gjatë 24 orëve dhe ka rrotullime për secilën ditë. Niher na çesin prej ne ora 8 e deri në 4 mas dite me ndërrime, varësisht se kur e kemi radhën, kurse vetëm aj asht i priveligjum”, shkruan Haziri në letrën dërguar deri te gazeta lajm.

Ai ka një pyetje edhe për Avokatin e Popullit, Naser Zyberi, se pse Mijallkovi ka më shumë privilegje se të tjerët.
“Një pyetje drejt Avokatit të Popullit dhe institucioneve tjera: nga e ka fituar aj kriminel at privilegj më tepër se te burgosuri tjerë dhe mos me ua mundësuar të burgosurve tjerë më shumë se 40 minuta në 24 orë, kur dihet se me ligj asht e parapame që çdo ditë, së paku dy orë duhet me dalë ne ajër të pastër?”, pyet Haziri Avokatin e Popullit.

Advertisement

Leave a Reply