Fillon vaksinimi masiv në vend, kush është pacienti i parë që morri vaksinën anticovid

Mëngjesin e sotëm ka filluar vaksinimi masiv në vendin tonë. 85-vjeçari Sotir Keleshovski është pacienti i parë që u vaksinua në Poliklinikën e Bukureshtit ne Shkup. Ai para dy ditëve ishte njoftuar nga mjeku amë për terminin e sotëm.

Advertisement

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri këtë javë janë lëshuar gjithsej 9.577 termine dhe deri tani ka pasur 5.976 termine për vaksinim për qytetarët e moshës mbi 77 vjet, ndërsa pikat vaksinale do të punojnë në dy ndrime dhe do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në ora 20:00 nga e hëna deri të premten.

Këta persona do ta pranojnë vaksinën AstraZeneca që erdhi më 28 mars përmes Kovaks mekanizimit dhe krahas këtyre 24 mijë vaksinave pritet që në prill të arrijnë edhe 76 mijë doza të tjera.

Advertisement

Leave a Reply