Gjendet trupi i pajetë i të riut nga Shkupi, i zhdukur para dy viteve

Që para dy viteve i riu nga Shkupi, Arben Asllani rezultoi i zhdukur. Por mbrëmë më në fund u gjet trupi i tij i pajetë në ujrat e lumit Lepenc. Bëhet e ditur se trupi i pajetë i Arbenit është gjetur nga banorë të zonës, të cilët menjëherë kanë informuar autoritetet policore, përcjell INA.

Beqir Asllani, babai i të ndjerit nuk kishte ndaluar me kërkimet për djalin e tij, i cili rezultonte i zhdukur që nga nata e 23 janarit të vitit 2019. Ai atë natë me makinë ishte larguar nga shtëpia për të mos u gjetur asnjë gjurmë, për thuajse më shumë se dy vite. Familjarët kishin kërkuar llogari nga MPB për djalin e tij, ndërsa për këtë kishin organizuar edhe protesta. Por më në fund u gjet i pajetë trupi i djalit të tyre. Autoritetet hetimore thanë se po kryejnë autopsinë e trupit të pajetë dhe se do të jepen hollësi për rastin. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *