Greqia jep urdhër: “Shqipëria të ndryshojë librat e historisë!”

Greqia akuzon Shqipërinë se nuk po zbaton një marrëveshje për ndryshimin e teksteve në librat e gjeografisë dhe të historisë, duke vazhduar të kultivojë, sipas Athinës, ‘Ir redentizëm’. Shqetësimi është ngritur deri në Komisionin Evropian nga eurodeputeti grek i “Demokracisë së Re”, Manolis Kefalogiannis.

Advertisement

Eurodeputeti grek thotë se në 2018, të dyja palët ranë dakord që të hiqnin nga librat e gjeografisë dhe të historisë referenca që lidhen me “territoret shqiptare në Greqi”, përfshirë këtu edhe ilustrimet, si harta, foto e të tjera.

“Sipas autoriteteve të Bashkimit Evropian, kjo kërkesë themelore do të forconte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të siguronte që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë të mos keq-informohen”, thotë eurodeputeti grek./GazetaPopulli.net

Advertisement

Leave a Reply