Hollshtajn: E lumtur për Maqedoninë, vaksinat duhet të kishin ardhur tre muaj më parë

Ambasadorja e Gjermnanisë në vendin, Anke Hollshtajn sot ka qenë pjesë e korit diplomatik në Aeroportin e Shkupit, ku është pritur arritja e 24 mijë dozave nga AstraZeneca prej mekanizmit COVAX, transmeton Alsat. Hollshtajn ka theksuar kontributin e Gjermanisë në këtë mekanizëm të shpërndarjes së vaksinave.

“Jam lumtur që kanë arritur vaksinat, edhe pse këtë e dëshiroja tri muaj më parë. Gjermania e bashkë-themeloi platformën e furnizimit dhe është donatori më i madh me 2,1 miliard euro. COVAX do të furnizojë 142 vende me vaksina deri në fund të muajit maj. Vaksinat janë falas. Çdo e pesta euro për këtë qëllim vjen nga Gjermania, çdo e treta euro vjen nga BE. Vaksina kundër Covid-19 duhet të jetë një e mirë publike globale”, tha mes tjerash Anke Hollshtajn, ambasadore e Gjermanisë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *