“Ishte agresiv dhe ia dëmtoi veturën “Audi”/Babai nga Tetova e paraqet në polici djalin e tij, arrestohet 28-vjeçari

Policia e Tetovës ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi i njëjti është raportuar në polici nga babai i tij për sjellje agresive. 27-vjeçari gjithashtu i ka dëmtuar veturën babait të tij.

Advertisement

“Mbrëmë (21-shtator) rreth orës 23:00 në një fshat të rrethit të Tetovës është privuar nga liria 28-vjeçari A.N. i cili paraprakisht ishte denoncuar nga babai i tij 57-vjeçar, se pasdite është sjellë në mënyrë agresive në shtëpinë e tyre familjare, e ka kërcënuar dhe dëmtuar automjetin e tij Audi. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa ndaj tij do të vijojë procedimi përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë.

Advertisement

Leave a Reply